Varianti Omicron i Covid-19, me shkallën e tij të paprecedentë të transmetueshmërisë, përfundimisht do t'i prekë të gjithë. Kështu deklaroi eksperti amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, citojnë mediet amerikane.

Ai theksoi se të vaksinuarit dhe ata që marrin dozën e tretë do të ekspozohen ndaj variantit dhe shumë prej tyre ka të ngjarë të infektohen, por, me shumë mundësi, nuk do të përfundojnë në spital dhe nuk do të ketë raste vdekjesh.

Ndërsa, sipas Fauci-t, të pavaksinuarit do të paguajnë një çmim më të lartë.

Ai shpjegoi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë në pragun e një periudhe tranzicioni pas së cilës mund të bëhet e mundur të jetosh me Covid. (Irma)