Edhe pse Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda se Delta, ai mbetet një virus i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë të vaksinuar, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi për pandeminë në Gjenevë, raportojnë mediet botërore.

Sipas shefit të OBSH-së, kujtoi se rritja e madhe e infeksioneve në botë udhëhiqet nga Omicron, që po zëvendëson me shpejtësi Deltëb në pothuajse çdo vend.

Tedros tha se javën e kaluar u regjistruan më shumë se 15 milionë infeksione të reja Covid në mbarë botën, deri tani numri më i madh i rasteve të raportuara në një javë të vetme. (Irma)