
Foto: VCG
Eksperti amerikan i parandalimit të epidemisë Anthony Fauci u shpreh të mërkurën se varianti “Omicron” “po përhapet si zjarr” në mbarë ShBA-në dhe çdo njeri mund të infektohet nga ky virus. Tani vaksinimi është mënyra më e mirë e përballimit.
“’Omicron’ ka aftësi mahnitëse në përhapje dhe në fund do të infektojë pothuajse çdo person,” citon televizioni CNN Faucin.
Në mbarë ShBA-në, një në pesë veta të kualifikuar për vaksinim ende nuk e ka bërë vaksinën (rreth 65 milionë veta). Sipas të dhënave nga CDC-ja, mbi 62 % të njerëzve kanë marrë 2 doza, por vetëm 23 % e kanë bërë dozën përforcuese. Anthony Fauci tha që, kur të ketë masa të mjaftueshme mbrojtëse dhe barna që trajtojnë lehtësisht pacientët me simptoma të rënda, epidemia do të futet në fazën e re.
Të mërkurën, numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital shënoi nivelin rekord, duke sjellë ngarkesë të madhe për sistemin shëndetësor dhe shumë shtete amerikane kanë marrë masa urgjente përballuese. Sipas Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Publike, deri më 11 janar, mbi 145.9 mijë veta ishin të shtruar në spital, shifër kjo pothuajse dyfishi i nivelit para dy javësh, duke e kaluar pikun e janarit 2021, kur numri ishte 142 246.







