Argjentina është përfshirë nga një valë i nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë celsius. Ndërkohë, Buenos Aires ndërpreu furnizimin me energji elektrike, ku si pasojë mijëra familje mbetën pa elektricitet, raporton “Reuters”.

Operatorët e shpërndarjes së energjisë në vend njoftuan se masa është ndërmarrë, pasi për shkak të temperaturave të larta është rritur dhe konsumi i energjisë elektrike nga qytetarët.

Meteorologët parashikojnë që edhe në javët e ardhshme Buenos Airesi do të preket nga temperaturat e larta, që parashikohet të shkojnë deri në 45 gradë. (Elona)