Gjermania do të ketë nevojë për emigrantë për të parandaluar një mungesë të theksuar të fuqisë punëtorem çka pritet të sjellë shqetësime të mëdha për një nga ekonomitë më të mëdha të Evropës.

Shqetësimi u ngrit nga ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje për këtë problem, pasojat do të jenë serioze, raporton “Reuters”.

“Ne kemi 300.000 vende pune sot dhe presim që shifra të rritet në një milion e më shumë. Nëse nuk e mbyllim këtë hendek, do të kemi probleme reale të produktivitetit”, -tha ai në një konferencë shtypi.

Habeck theksoi se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por emigrimi më i madh do të jetë thelbësor për inxhinierët, zejtarët dhe profesionet e tjera.