
Stadiumi "Capitol" i dekoruar me ngjyrën e kuqe kineze(Foto:CMG)
Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizoi një veprimtari mediatike të titulluar “Mirëpritja e Lojërave Olimpike Dimërore - Së bashku për një të ardhme të përbashkët”, në stadiumin “Capitol” në Uashington të ShBA-së, për të promovuar Olimpiadën Dimërore të Pekinit në Amerikën e Veriut.
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe ambasadori kinez në ShBA, Qin Gang, i dërguan ftesa nëpërmjet videove popullit amerikan për Lojërat Olimpike Dimërore dhe shprehën urime të ngrohta për Vitin e Ri Kinez të Tigrit.

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong(Foto:CMG)
Shen Haixiong-u vuri në dukje se CMG-ja ka hapur studion e parë në botë të transmetimit të drejtpërdrejtë me qartësi ultra të lartë 5G në trenat me shpejtësi të madhe për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Gjatë këtyre Lojërave, CMG-ja do të ftojë njerëz nga e gjithë bota që të përdorin këtë studio të lëvizshme të transmetimit të drejtpërdrejtë me qartësi të lartë për t'i dhënë botës lojëra olimpike të mahnitshme dhe të jashtëzakonshme.

Ambasadori kinez në ShBA, Qin Gang(Foto:CMG)
Nga ana e tij, Qin Gang theksoi se në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të përdoret teknologjia më e përparuar në botë e prodhimit të akullit për të pakësuar lëshimin e karbonit. Ai uroi po ashtu që sportistët nga Kina dhe Amerika të bëjnë një paraqitje të shkëlqyer në olimpiadë.







