
Ligjvënësit e Kazakistanit kanë emëruar një kryeministër të ri, ndërsa autoritetet po përpiqen të rivendosin rendin pas disa ditësh trazira.
“Parlamenti votoi Alikhan Smailov në postin e kryeministrit”, -njoftoi televizioni shtetëror në Kazakistan.
Smailov kishte marrë detyrën përkohësisht, pas shkarkimit të qeverisë së vjetër një javë më parë.
Presidenti Kassym-Jomart Tokayev kishte sugjeruar më parë Smailov për këtë post.
“Rendi është rivendosur në Kazakistan. Kërcënimet për sigurinë janë shmangur”, -tha Tokayev në një takim të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të cilën ai e kishte thirrur për të shuar trazirat.
Kazakistani u përfshi nga trazirat për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, në vendin e pasur me naftë dhe gaz. (Elona)







