“Pfizer” tashmë është duke prodhuar një vaksinë anti-Covid që synon variantin Omikron, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Albert Bourla.

Në një intervistë për “CNBC”, Bourla tha se vaksina do të jetë gati në mars. Nevoja për një vaksinë specifike për të luftuar variantin Omikron është vënë në pikëpyetje, madje edhe nga Anthony Fauci, këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka thënë se dozat përforcuese të vaksinave ekzistuese janë të mjaftueshme për të kundërshtuar variantin.

Sidoqoftë, Bourla tha se kishte qeveri që dëshironin një vaksinë të përditësuar sa më shpejt të ishte e mundur.

"Shpresa është që ne do të arrijmë diçka që do të ketë një mbrojtje më të mirë veçanërisht kundër infeksioneve, sepse mbrojtja kundër shtrimeve në spital dhe sëmundjes së rëndë është e arsyeshme tani”, -tha Bourla. (Elona)