Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Zëdhënësi i tij konfirmoi nëpërmjet një mesazhi në “Twitter” se Sassoli ndërroi jetë mëngjesin e së martës në një spital në Itali.

Të hënën, parlamenti i BE-së konfirmoi se Sassoli ishte shtruar në një spital në Itali më 26 dhjetor me ndërlikime serioze për shkak të një mosfunksionimi të sistemit imunitar.

Politikani italian i qendrës së majtë kaloi disa ditë në spital në shtator me pneumoni. Ai gjithashtu duhej të anashkalonte seancën plenare të legjislaturës në tetor për shkak të sëmundjes.

Sassoli i tha gazetës italiane “Corriere della Sera” muajin e kaluar se ai nuk po planifikonte të kandidonte për rizgjedhje në fillim të vitit 2022.

I lindur në Firence më 30 maj 1956, Sassoli ishte anëtar i Asamblesë së BE-së pas një kalimi nga gazetaria në politikë. (Elona)