Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh simpatie presidentit polak Andrzej Duda për infektimin e tij nga koronavirusi.

"Pasi mësova mbi infektimin tuaj nga koronavirusi, Ju shpreh ngushëllimet e mia. Ju uroj që të shëroheni sa më parë, dhe i uroj popullit polak që të arrijë sa më parë fitore në luftën kundër epidemisë. Pas përhapjes së epidemisë së koronavirusit, Kina dhe Polonia mbështetën njëra-tjetrën, luftuan së bashku kundër epidemisë dhe thelluan miqësinë tradicionale. Unë i kushtoj vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-polake dhe dëshiroj që të bëj përpjekje së bashku me ju, për të nxitur zhvillimin e pandërprerë të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-polak," u shpreh në mesazh Xi Jinping-u. (Xu Guang)