
Foto: VCG
Sipas të dhënave nga Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Publike, afro 24 % e spitaleve në ShBA po vuajnë “mungesën e rëndë të punonjësve”. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë që rritja e vrullshme e rasteve të infektimit nga varianti “Omicron” po kërcënon sistemin shëndetësor të mbarë ShBA-së.
Televizioni CNN njoftoi të hënën se, në 5000 spitalet që ofrojnë të dhëna për qeverinë amerikane, afro 1200 deklaruan se kanë mungesë “fatale” të punonjësve dhe kjo është mungesa më e madhe pas shpërthimit të pandemisë. Krahas kësaj, edhe 100 spitale të tjera bënë të ditur që parashikohet mungesa e punonjësve në javën e ardhshme.
Sipas të dhënave statistikore, deri më 8 janar, kishte mbi 138 mijë pacientë me COVID të shtruar në spitale. Për të garantuar kapacitetin e mjaftueshëm në spitale, janë pakësuar disa operacione. Departamenti shëndetësor i shtetit të Nju-Jorkut ka njoftuar 40 spitale vendore të ndalojnë operacionet e panevojshme për së paku dy javë.







