
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse të javës së kaluar si tentim për puç, njofton “Radio Evropa e Lirë”.
Ai u ka thënë liderëve të aleancës ushtarake të ish-vendeve sovjetike se aksioni është koordinuar nga një qendër e vetme, mirëpo nuk ka përmendur kë sheh si përgjegjës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Kazakistani është shënjestruar nga terrorizmi individual, duke shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë revolucione në rajon.
Trupat nga Rusia dhe vende të tjera tashmë janë në Kazakistan për të rikthyer rregullin.
Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, janë shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Aktualisht është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. (Fatosi)







