Shpikja e pudingëve dhe mbjellja e pemëve janë vetëm disa nga gjërat që britanikët janë të ftuar të bëjnë për jubileun e platintë të mbretëreshës Elizabeth, ngjarje për të shënuar 70-vjetorin e saj në fron, shkruan “Reuters”.

95-vjeçarja, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, do të shtojë një tjetër moment historik kur të shënojë jubileun e platintë në shkurt, me qeverinë që planifikon katër ditë festime nga 2-5 qershor.

“Buckingham Palace” njoftoi se britanikët e moshës 8 vjeç e lart u inkurajuan të aplikonin për një konkurs pjekjeje për të gjetur "recetën perfekte të pudingut prej platini" kushtuar mbretëreshës, ndërsa disa mund të "mbjellin një pemë për jubileun".

Planet janë të ngjashme me ato që shënuan 60-vjetorin e mbretëreshës në vitin 2012, kur Britania organizoi katër ditë evete për nder të saj, duke përfshirë një flotilje të madhe në lumin Tamiz dhe e mbylli me një koncert plot me yje në “Buckingham Palace”. (Fatosi)