Rreth 250.000 izraelitë kanë marrë dozën e katërt të vaksinës anti-Covid qëkur vendi filloi t'ua ofronte atë pleqve dhe personelit mjekësor një javë më parë, tha kryeministri Naftali Bennett, shkruan “Xinhua”.

"Pothuajse një çerek milion njerëz janë vaksinuar me përforcuesin e katërt. Kjo është një përgjigje e jashtëzakonshme që do të parandalojë shumë sëmundje dhe vuajtje të rënda", -tha kryeministri izraelit.

Të dielën, 5000 doza të pilulave antivirale anti-Covid “Merck” mbërritën në Izrael. Bennett tha se spitalet do të përdorin pilulat për trajtimin e pacientëve me rrezik të lartë Omicron. Ndërsa javën e kaluar në Izrael mbërriti grupi i parë i ilaçit anti-Covid të “Pfizer”.

Izraeli ka parë një rritje të infektimeve të shkaktuara nga shpërthimi i variantit Omicron. Vendi me 9.45 milionë banorë raportoi 17.517 raste të reja të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. (Fatosi)