
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev nënshkroi një dekret që shpalli 10 janarin ditë zie kombëtare për viktimat e trazirave të fundit në vend, njofton “Xinhua”.
“Në lidhje me vdekjen e njerëzve si pasojë e akteve terroriste të kryera në Republikën e Kazakistanit, deklarohet se 10 janari 2022 do të jetë ditë zie mbarëkombëtare”, -thuhet në dekretin e publikuar të shtunën.
Protestat e dhunshme të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit kanë tronditur Kazakistanin prej disa ditësh, duke çuar në vdekje të shumta dhe shumë të plagosur.
Rreth 5000 persona raportohet se janë arrestuar në të gjithë vendin. (Fatosi)







