
Në javën e parë të vitit, mesatarisht në ditë u regjistruan më shumë se dy milionë raste të Covid-19 në mbarë botën, dyfishi i javës së fundit të 2021, por vdekjet kanë rënë në minimum që nga tetori 2020, me një mesatare prej 6237, shkruan “AFP”.
Këtë e tregojnë të dhënat e mbledhura nga 1 deri më 7 janar infektimet e reja ditore ishin mesatarisht 2.106.118.
Që nga zbulimi i variantit Omicron në fund të nëntorit, pozitivët e provuar globalisht janë rritur gjithashtu me 270%.
“Varianti Omicron mund ta bëjë endemik Covid-19 në Britaninë e Madhe”, tha një këshilltar i lartë i qeverisë britanike për “Times Radio”, raportoi “The Guardian”.
Mike Tildesley, nga Universiteti i Warwick-ut dhe anëtar i Grupit Shkencor të Modelimit Pandemik të Influencës (SPI-M), vuri në dukje se mutacioni i fundit i virusit është më ngjitës, por më pak i rëndë se ai i mëparshmi.
“Ajo që mund të ndodhë në të ardhmen është shfaqja e një varianti të ri më pak serioz, falë të cilit, në terma afatgjatë, Covid-19 do të bëhej diçka e ngjashme me të ftohtin e zakonshëm me të cilin kemi jetuar deri tani”, -theksoi ai. (Fatosi)







