Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së dhe ministri i Mbrojtjes i Japonisë zhvilluan të premten një takim në internet, ku bënë një deklaratë të përbashkët, duke bërë përsëri zhurmë për çështjet lidhur me Kinën dhe duke zmadhuar të ashtuquajturin “kërcënim nga Kina”. Të dyja palët nënshkruan edhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

foto nga CMG

foto nga CMG

Një ditë më parë, gjatë bisedimeve midis tyre, edhe Japonia e Australia folën për punët e brendshme të Kinës dhe nënshkruan “Marrëveshjen e qasjes së ndërsjellë” për shtimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

Në fillim të Vitit të Ri, kur popujt e Azi-Paqësorit shpresojnë për paqe dhe stabilitet në rajon, këto dy bisedime të mbushura plot me mendësinë e Luftës së Ftohtë, hijesojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. ShBA-ja, në krye të aleatëve të saj si Japonia e Australia, ka përhapur gënjeshtra, ka demonstruar forcën dhe ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, gjë që tregon se pikërisht veprimet e tyre janë kërcënimi i vërtetë për qëndrueshmërinë e rajonit të Azi-Paqësorit.

Krahas kësaj, bashkëpunimi midis ShBA-së, Britanisë e Australisë lidhur me nëndetëset bërthamore ka shtuar edhe rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore dhe të garës së armatimit në rajon. Ndërkohë, Japonia ngul këmbë në lëshimin e ujërave të ndotura nga centrali bërthamor i Fukushimës në det, gjë që dëmton shumë mjedisin ekologjik dhe shëndetin publik në rajon. Ndërsa ShBA-ja, Japonia e Australia kanë zhvilluar pandërprerë manovrat ushtarake, gjë që është një tjetër dëshmi e dëmtimit prej “rrethit të vogël” ShBA-Japoni-Australi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës thuhet se të gjitha këto fakte tregojnë absurditetin dhe hipokrizinë e të ashtuquajturave “liri, hapje dhe gjithëpërfshirje” në gojën e këtyre vendeve.