Foto nga VCG

Të martën, doktori amerikan i mjekësisë laboratorike Benjamin Mazer botoi një artikull në revistën e përmuajshme "The Atlantic", ku bën thirrje për zgjidhjen e problemit të mungesës dhe të padrejtësisë lidhur me testimin e COVID-19 në ShBA dhe shpreh shpresën se "klasa e privilegjuar" do të ndalojë shpërdorimin e kompleteve të testimit, duke i ruajtur për ata që kanë më shumë nevojë.

"Gjithë sistemi është zhgënjyes: këtij vendi i mungojnë investimet publike në fushën e testimit për COVID-19, duke acaruar vështirësitë e testimit," shkruhet në artikull.

Dr. Mazer thekson po ashtu se të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të ulët, edhe nëse janë vaksinuar, përballen ende me rrezikun e lartë të vdekjes nga COVID-19. Tani, përveç shtëpive të të moshuarve, ShBA-ja pothuajse nuk u ka ofruar me përparësi këtyre njerëzve shërbimin e testimit. Përkundrazi, shumë studentë të rinj e të vaksinuar janë testuar shumë herë, por njerëzit në rrezik të lartë kanë vështirësi të ndjekin këto ritme testimi. Disa kompani të pasura amerikane madje u japin punonjësve të tyre që punojnë nga shtëpia komplete testimi për COVID-19 më të sofistikuara.

Në artikull vihet në dukje se, nëse amerikanët duan vërtet ta trajtojnë siç duhet problemin e drejtësisë në testim, shkollat e larta dhe kompanitë duhet t'u dhurojnë komplete testimi njerëzve më të rrezikuar. (Fani)