
blackberry-phone (news.sky.com )
Marka BlackBerry ka një histori të gjatë. Madje në një moment të caktuar, ishte marka më e suksesshme e telefonave. Por kohët kanë ndryshuar . Zhvillimi telefoneve inteligjentë ka çuar në rënien e BlackBerry pasi nuk mund të përputhej me trendin e ri.Ndaj kompania ka njoftuar se që nga 4 janari që lamë pas, çdo pajisje që funksiononte në softuerin e BlackBerry , nuk funksionon më.
Në një deklaratë kompania shtoi se “si një tjetër moment historik në udhëtimin e BlackBerry”, janë marre hapa për të çaktivizuar shërbimet e vjetra për BlackBerry 7.1 OS dhe më herët, softuerin BlackBerry 10, BlackBerry PlayBook OS 2.1 dhe versionet e mëparshme.”Sipas deklaratës, individët, të cilët janë ende duke përdorur një pajisje me softuerë të tillë, nuk janë më në gjendje të bëjnë telefonata, të përdorin të dhëna, të dërgojnë ose të marrin një SMS







