
pasaporta e vaksines France, reuters
Parlamenti francez miratoi me shumicë votash ligjin për kartën e vaksinës anti-Covid, pas polemikave mbi mënyrën se si presidenti francez Emmanuel Macron e kishte përshkruar strategjinë e tij ndaj të pavaksinuarve, përcjell “Reuters”.
Drafti u miratua në orët e para të mëngjesit së të enjtes, në Asamblenë Kombëtare të Francës, me 214 vota pro, 93 kundër dhe 27 abstenime.
Tani ligji do të shkojë në Senat, i cili do ta shqyrtojë përpara çdo miratimi të mëtejshëm.
Sipas rregullores së re, e cila do ta shndërrojë kartën shëndetësore të COVID-19 në kartë vaksinimi, në hyrje të disa vendeve si kafene, restorante, muze, teatro dhe kinema do të kërkohet vetëm dokumenti që tregon se vaksinimet janë përfunduar dhe testi nuk do të jetë më i vlefshëm. Në mënyrë që të jetë e vlefshme karta e vaksinimit do të duhet të administrohet edhe doza e tretë e vaksinës.
Sondazhet tregojnë se francezët e anketuar janë të ndarë thuajse gjysmë për gjysmë rreth deklaratës së presidentit Macron, mbi të pavaksinuarit. (Irma)







