
Këshilli i Ministrave në Itali i dha dritën jeshile dekretit të ri Covid që prezanton detyrimin e vaksinimit për personat mbi 50 vjeç. Ata do të mund të shkojnë në punë vetëm nëse imunizohen ose kurohen nga Covid.
Qeveria italiane miratoi kështu një masë tjetër në përpjekje për të frenuar rritjen e pafundme të infeksioneve, raportojnë mediet italiane.
“Super Green pass”, ose doza shtesë e vaksinës, do të aplikohet në të gjitha vendet e punës, për personat e kësaj moshe. Shpëtojnë nga vaksinimi vetëm ata që kanë një rekomandim nga mjeku për arsye shëndetësore se përse nuk duhet të vaksinohen.
Duke filluar nga 15 shkurti të gjithë punonjësit në sektorin privat dhe atë publik që i kanë mbushur 50 vjeç duhet të prezantojnë në punë “Super Green pass” që tregon marrjen e vaksinës ose vërtetimin që e kanë kaluar koronavirusin. (Irma)







