Foto nga VCG

Të martën, uebsajti amerikan "The Hill" botoi një artikull, ku thuhet se një vit pas trazirave në “Capitol Hill”, e ashtuquajtura "demokraci" amerikane është dobësuar.

Në artikull theksohet se më 20 janar 2021, shumica e amerikanëve menduan se, me zhvillimin normal të ceremonisë së marrjes sëdetyrës prej Joe Biden-it dhe me dështimin e përpjekjeve të Donald Trump-it për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, politika amerikane do të kthehej në gjendjen e zakonshme.

Por faktet kanë treguar se kjo shpresë ështëe vështirë të realizohet. Gjatë vitit tëkaluar, Donald Trump-i e ka forcuar retorikën se ai i fitoi zgjedhjet.

Sipas një sondazhi të fundit, 18% e amerikanëve dhe 30% e anëtarëve të PartisëRepublikane pajtohen me thënien se "për tëshpëtuar vendin tonë, ndoshta patriotët e vërtetë amerikanë janë të detyruar të përdorin dhunë."

Në artikull thuhet gjithashtu se tani sistemi politik, që është marrë si i mirëqenëpër një kohë të gjatë, është në rrezik. Nëvitin 2020, ndershmëria e zgjedhjeve presidenciale amerikane u vu në dyshimin mëserioz që nga viti 1876. Nëse rezultati i zgjedhjeve bëhet i pavlefshëm, atëherë ShBA-ja nuk do të jetë më një vend demokratik. (Fani/Artan)