aeroportet SHBA arme - Cpr.org

aeroportet SHBA arme - Cpr.org

Numri i udhëtarëve që përpiqeshin të kalonin përmes pikave të kontrollit të sigurisë së aeroportit të SHBA-së me armë zjarri arriti një rekord të lartë në vitin 2021, edhe pse udhëtimi ajror ra nën nivelet para pandemisë, raportuan së fundmi mediat amerikane.

Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA) ka ndaluar udhëtarë që mbanin më shumë se 5700 armë zjarri në aeroportet amerikane që nga fillimi i vitit 2021, duke tejkaluar shumë rekordin e mëparshëm prej 4432 armë zjarri më 2019-n, citohet zëdhënësi i TSA nga “The Bangor Daily News”.

Rritja e zbulimeve të armëve erdhi edhe pse kërkesa për udhëtime mbeti rreth 25 për qind nën ritmin para pandemisë të vitit 2019, sipas Zyrës së Statistikave të Transportit të SHBA, shkruan “Xinhua”. (Elona)