Foto nga VCG

Ditët e fundit, gazeta amerikane "New York Post" njoftoi se, sipas një sondazhi, mbi gjysma e amerikanëve kanë rënë në pesimizmin dhe stres.

51 % e pjesëmarrësve në sondazh shprehën shqetësimin e tyre për vitin 2022, kurse të rriturve amerikanë u mungon besimi për të ardhmen. Njëkohësisht, gjysma e të pyeturve parashikuan se viti 2022 do të jetë një vit i keq për ekonominë.

Në sondazh gjithashtu u pyetën pjesëmarrësit se cilat ishin fjalët me të cilat ishin lodhur së dëgjuari në vitin 2022. Sipas rezultatit, 35 % e të pyeturve nuk duan të dëgjojnë lajme lidhur me COVID-19, si "koronovirusi i tipit të ri", "pandemia" etj. Duke folur për fjalët kyçe në vitin 2021, ata përmendën "rraskapitje"(43%), "shqetësim"(43%), "rrëmujë"(31%), "të zënë me punë "(21%), madje edhe "ferr"(18%). (Fani)