Foto:Visual People

Foto:Visual People

Mijëra protestues holandezë dolën në rrugët e Amsterdamit të dielën në kundërshtim me masat e bllokimit të qeverisë për COVID-19 dhe pavarësisht ndalimit të demonstratave, raportoi “Associated Press”.

Një grup i vogël demonstruesish u përleshën me policinë ndërsa oficerët u përpoqën të largonin turmat në zonën e Sheshit të Muzeut me urdhër të kryebashkiakut të Amsterdamit, Femke Halsema.

Protestuesit u panë me pankarta që shkruanin: "Më pak shtypje, më shumë kujdes", "Nuk bëhet fjalë për një virus, është për kontroll" dhe "Liri", raportoi “AP”.

Gazetarët në vendngjarje thanë se të paktën një person u arrestua nga autoritetet.

Partia populiste Forumi për Demokraci organizoi gjithashtu një tubim në pjesën perëndimore të qytetit.

Infeksionet e koronavirusit janë ulur në mënyrë të qëndrueshme në vend qëkur autoritetet rizbatuan masat e bllokimit në nëntor dhe i shtrënguan ato përsëri gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Nën bllokimin, të gjitha dyqanet jothelbësore në vend do të mbeten të mbyllura së bashku me baret, restorantet dhe vendet si muzetë, teatrot dhe kinematë. (Fatosi)