
Foto:VCG
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi të dielën se ai doli pozitiv në testin për COVID-19, përcjell “Xinhua”.
Ai tha se po përjetonte simptoma të buta dhe do të futet në karantinë për pesë ditët e ardhshme.
"Kam informuar ekipin tim drejtues për rezultatin tim pozitiv të testit, si dhe presidentin. Stafi im ka filluar gjurmimin dhe testimin e kontakteve të të gjithë atyre me të cilët kam rënë në kontakt gjatë javës së fundit”, -tha Austin.
Sekretari tha se u takua për herë të fundit me presidentin amerikan më 21 dhjetor 2021 dhe rezultoi negativ në atë mëngjes.
Ai nuk ka qenë në Pentagon që nga e enjtja, kur u takua shkurtimisht me disa anëtarë të stafit të tij, gjatë së cilës ata ishin me maskë dhe të distancuar gjatë gjithë kohës, thuhet në deklaratë.
Austin tha se ai ishte vaksinuar plotësisht dhe kishte marrë një vaksinë përforcuese. (Fatosi)







