
Foto:VCG
Televizioni amerikan CNN njoftoi ditët e fundit që, me përhapjen e shpejtë të variantit "Omicron", numri i rasteve të konfirmuara të COVID ka shënuar rritje të vrullshme në ShBA dhe spitalet në zona të ndryshme po përballen me presion shkatërrues.
Mjekët përshkruajnë që sallat e urgjencave janë mbushur me pacientë dhe kjo gjendje është e përhapur në spitale të ndryshme. Në Nju-Xhersi, Nju-Jork dhe Arkansas, janë shënuar rekorde të reja të infektimit nga COVID-19 dhe spitalet kanë mungesë shtretërish.
Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i ShBA-së (HHS), tani afro 78 % e shtretërve të reparteve të terapisë intensive janë në përdorim dhe 22 % ndër to janë zënë nga pacientët e COVID-19.
Krahas kësaj, edhe numri i pacientëve në spitalet për femijë në ShBA shënoi nivel rekord. Sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Departamenti amerikan për Shërbimet Shëndetësore dhe Publike, në një javë deri më 28 dhjetor të vitit 2021, 378 fëmijë në ditë janë shtruar në spital për shkak të COVID-19, që është më shumë se rekordi i shënuar nga fundi i gushtit deri në fillim të shtatorit prej 342.







