
Foto: VCG
Në një artikull të publikuar në uebsajtin e gazetës spanjolle “El País” thuhet që një nga lajmet kryesore të ShBA-së në vitin 2020 ishte vrasja e afroamerikanit George Floyd, ndërsa një ndër lajmet kryesore në vitin 2021 ishte që ish-polici i bardhë përgjegjës për vdekjen e Floyd-it u dënua me 22 vjet e gjysmë burgim. Por as protestat më të mëdha raciale në gjysmë shekulli, dhe as reformat legjislative në qytetet e mëdha nuk e kanë ndryshuar situatën e dhunës: vrasja e civilëve nga policia amerikane (afërsisht 1100 raste në vit) dhe diskriminimi racial ende ekzistojnë. Sipas të dhënave, probabiliteti që një njeri me ngjyrë të vritet nga policia është pothuajse trefish krahasuar me një njeri të bardhë.
Sipas artikullit, qysh nga vrasja e Floyd-it, 1 646 veta kanë vdekur në duart e policisë. Në të shumtën e rasteve, pavarësisht kërkesave nga familjet e viktimave, punonjësit e policisë përgjegjës nuk çohen para gjykatës. Faktorë të tillë si mungesa e dëshmitarëve në vendngjarje dhe ndërhyrja e tepruar nga sindikata e policisë e kanë vështirësuar jashtëzakonisht shumë ndjekjen penale. (Çang Çuo)







