
Foto:VCG
Shtatë vende evropiane kanë ndaluar pasagjerët turq të hyjnë në vendet e tyre, ndërsa vijon të përhapet varianti Omicron, sipas udhëzimeve të udhëtimit nga autoriteti i aviacionit civil të Turqisë (SHGM), përcjell “Reuters”.
Rastet ditore me Covid në Turqi arritën këtë javë në rreth 37 mijë, niveli më i lartë që nga prilli.
Sipas udhëzimit Covid-19 të SHGM, i përditësuar së fundi më 28 dhjetor, Holanda, Italia, Spanja, Luksemburgu, Kroacia, Islanda dhe Zvicra nuk do të pranonin më pasagjerë turq. Ata do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit kur të hyjnë në Portugali ose Suedi.
SHGM përditësoi gjithashtu kufizimet e udhëtimit për Irakun dhe Iranin, duke thënë se pasagjerët që udhëtojnë në të dy vendet mund t'i nënshtrohen karantinës 14-ditore pas hyrjes, ndërsa udhëtarët e tjerë do të kenë nevojë për një test negativ PCR. (Irma)







