Foto:VCG

Foto:VCG

Qeveria italiane miratoi masa të reja anti-Covid. Green Pass për përforcuesit do të kërkohet për aksesin në transportin publik. Për stadiumet, kapacitetet do të lejohen maksimalisht 50% për ambientet e jashtme. Në ditët e para të janarit pritet të miratohen masa të reja, raportojnë mediet italiane.

Rregullat përfshijnë edhe ndryshimin e karantinës, e cila nuk do të kërkohet më për të vaksinuarit me përforcues ose me dy doza të bëra në më pak se katër muaj, që janë në kontakt me një person Covid pozitiv, nëse është asimptomatik.

Në këto raste do të ketë një formë vetëmonitorimi dhe në ditën e pestë të kontaktit me rastin pozitiv do të kryhet një tampon.

Për ata që kanë kryer vaksinimin e fundit për më shumë se para katër muajve, vetizolimi do të jetë 5 nga 7 ditë që ka qenë, me një test negativ.

Nuk ka ndryshime për ata që nuk janë vaksinuar, karantina mbetet 10 ditë. (Irma)