Foto: VCG

Foto: VCG

“Qarkullimi njëkohësisht i varianteve Delta dhe Omicron të Covid-19 po krijon një cunam të infektimeve”, -deklaroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference shtypi.

“Delta dhe Omicron tani janë kërcënime të dyfishta që i çojnë rastet në shifra rekord, për pasojë dhe të rritjeve të shtrimeve në spital dhe të shifrave të viktimave. Jam shumë i shqetësuar që Omicron, duke qenë shumë i transmetueshëm dhe i përhapur në të njëjtën kohë me Deltën, po çon në një cunami rastesh”, -tha Tedros, citon “Reuters”.

Ai përsëriti thirrjen e tij për vendet që të ndajnë vaksinat në mënyrë më të barabartë dhe që të presin për të bërë përforcuesit para vendeve më të varfra që janë pa vaksina.

Tedros theksoi se OBSH po bënte fushatë që çdo vend të arrijë një objektiv prej 70% të mbulimit të vaksinave deri në mesin e vitit 2022, gjë që do të ndihmonte në përfundimin e fazës akute të pandemisë. (Irma)