
SHBA regjistroi 512.553 raste të reja ditore të martën, deri tani numri më i madh i rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “Johns Hopkins”.
Rekordi i mëparshëm ishte 294.015 i vendosur më 8 janar 2021.
Shifra e çon mesataren shtatëditore të rasteve në SHBA në 267.000, sipas një baze të dhënash të “New York Times”. Kjo shifër eklipson nivelin mesatar ditor të mëparshëm 7-ditor prej 248.209 më 12 janar.
Megjithatë, faktorët lehtësues, të tillë si vonesa në raportim gjatë fundjavës së krishtlindjes, janë të rëndësishme për t'u marrë parasysh. Shumë qendra testimi ka të ngjarë të jenë mbyllur gjatë festës, që do të thotë se disa rezultate të testimit mund të jenë shtyrë në kohë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 61.8 për qind e popullsisë së kualifikuar në SHBA i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës Covid-19. (Elona)







