
foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt për shtypin të mërkurën se Lituania shkeli haptazi parimin e “një Kine”, duke qëndruar në anën e kundërt të normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konsensusit të përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare, prandaj është e destinuar të dështojë.
Sipas raporteve, bashkëkryesuesit dhe anëtarët kryesorë të Klubit "Formosa" kanë nënshkruar një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më 23 dhjetor, duke i bënë thirrje Këshillit Evropian dhe Komitetit Ekzekutiv që të ndërmarrin veprime konkrete për të mbështetur Lituaninë sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse, Zhao Lijian tha:
"Veprimet e Lituanisë që lidhen me Tajvanin janë të qarta. Lituania ka shkelur hapur parimin e ‘Një Kine’, duke qëndruar në anën e kundërt të normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konsensusit të gjerë të bashkësisë ndërkombëtar dhe është e destinuar të dështojë. Vetëm nëse Lituania ndreq gabimet e saj dhe i rikthehet respektimit të parimit të ‘Një Kine’, mund të dilet nga situata e tanishme."
Zhao Lijian vuri në dukje se vetë fjala "Formosa" ka një ngjyrë të fortë koloniale. Fakti që klubi është emëruar sipas së ashtuquajturës "Formosa" tregon nivelin e këtij klubi dhe komentet e gabuara të tij nuk ia vlen as të përgënjeshtrohen.







