
foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të mërkurën se përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë hyrë në fazën e “numërimit mbrapsht”. Pekini, qyteti i "Olimpiadës verore dhe dimërore", do t'i japë botës një olimpiadë të thjeshtë, të sigurt dhe emocionuese.
Dick Pound, një anëtar i lartë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ish-nënkryetar i këtij komiteti, tha në një intervistë së fundmi se, nga këndvështrimi i përgatitjes së veprimtarisë, Kina nuk ka probleme. Ai shprehu besimin se Kina është e aftë të organizojë një Olimpiadë Dimërore të mrekullueshme.
Në përgjigjen e tij, Zhao Lijian tha:
"Siç tha zoti Pound, një arsye e rëndësishme pse u zgjodh Pekini si qytet organizator për Lojërat Olimpike Dimërore 2022 është pozicioni i rëndësishëm i Kinës si një fuqi sportive dhe aftësia e saj për të organizuar veprimtari sportive ndërkombëtare. Që nga viti 2015, kur Pekini fitoi të drejtën për të mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore 2022 dhe me krijimin e Komitetit Organizator për Lojërat Olimpike Dimërore, pjesëmarrës të panumërt në përgatitjet për Olimpiadën Dimërore kanë kapërcyer vështirësitë dhe i kanë kthyer në realitet shpresat e bukura të Lojërave Olimpike Dimërore. Ne do të bëjmë të tëra përpjekjet për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e personelit olimpik dhe publikut të gjerë. "







