
Foto: VCG
Trupi i mumifikuar i një faraoni të lashtë egjiptian është studiuar për herë të parë në mijëvjeçarë pasi është "zhmbështjellë" në mënyrë digjitale.
Mumia e Amenhotep I, i cili sundoi nga viti 1525 deri në 1504 p.e.s, u gjet në një vend në Deir el-Bahari 140 vjet më parë.
Por arkeologët janë përmbajtur nga hapja e tij për të ruajtur maskën dhe fashat e shkëlqyera të fytyrës.
Skanimet tani kanë zbuluar informacione të panjohura më parë për faraonin dhe varrimin e tij, bën të ditur “BBC”.
Sipas studiuesve, Amenhotep I ishte rreth 35 vjeç kur vdiq.
Ai ishte afërsisht 169 cm i gjatë dhe kishte dhëmbë të mirë. Amenhotep I duket se i ngjante fizikisht babait të tij: ai kishte një mjekër të ngushtë, një hundë të vogël të ngushtë, flokë kaçurrelë dhe dhëmbë të sipërm të dalë lehtë.
Skanimet treguan se mumia kishte pësuar lëndime të shumta pas vdekjes, të cilat mund të ishin shkaktuar nga grabitësit e varreve. (Elona)







