Foto: VCG

Foto: VCG

Blerësit bullgarë po kalojnë kufirin perëndimor të Turqisë me makina dhe autobusë të mbushur plot, duke përfituar nga një rënie e lirës turke për të bërë pazare, shkruan “Associated Press”.

Ndalesa e tyre e parë është shkëmbimi i valutës dhe më pas shkojnë në tregjet dhe dyqanet ushqimore në qytetin veriperëndimor turk të Edirne.

Turqia është në grahmat e një krize ekonomike me shifra zyrtare të inflacionit mbi 21%, duke ndikuar në çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe sendeve shtëpiake.

Lira ka përjetuar muajin e saj më të paqëndrueshëm në dhjetor, duke rënë pothuajse çdo ditë dhe më në fund arriti nivelin më të ulët historik prej 18.36 kundrejt dollarit amerikan më 20 dhjetor, kur monedha turke humbi më shumë se 60% të vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit. Turistët kanë përfituar nga kjo rënie e monedhës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi mjete të reja financiare për të mbrojtur depozitat e lirës nga luhatjet e monedhës dhe e mbylli javën në 10.83 kundrejt dollarit. (Fatosi)