Foto:Visual People

Foto:Visual People

Rreth 241 civilë janë vrarë në vitin 2021 nga minat tokësore dhe materialet e tjera shpërthyese të mbetura në zonat e mëparshme të luftës në të gjithë Sirinë, tha një monitorues i luftës të dielën, citon “Xinhua”.

Ndër viktimat janë edhe 114 fëmijë dhe 19 gra. Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, shumica e shpërthimeve kanë ndodhur në tremujorin e parë.

Mbikëqyrësi me bazë në Britani u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të interesuara që të ndihmojnë në largimin e mbetjeve të luftës nga Siria dhe të rrisin ndërgjegjësimin e sirianëve për rrezikun e materialeve të tilla.

Agjencia shtetërore e lajmeve “SANA” ka raportuar shumë incidente në të cilat civilët u vranë nga minat tokësore, duke thënë se grupet terroriste i kishin vendosur ato në zonat që ata kontrollonin gjatë luftës 10-vjeçare siriane. (Fatosi)