Macron, festat, Covid, ansa

Macron, festat, Covid, ansa

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ftoi bashkatdhetarët e tij që të respektojnë të ashtuquajturat “gjeste barrierë”, si distancimi apo përdorimi i maskave dhe t'i nënshtrohen një testi parandalues anti-Covid përpara festimeve në grup për krishtlindje.

Përmes një mesazhi urimi në rrjetet sociale, Macron apeloi edhe për kujdes të shtuar, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Presidenti francez gjithashtu tha se në rast simptomash nevojitet izolimi dhe lëshimi i alarmit, raporton “Ansa”.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, deklaroi pak ditë më parë se Franca ndoshta do të kalojë 100.000 infeksione në ditë deri në fund të muajit.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, varianti Omicron po përparon me shpejtësi të lartë dhe mund të bëhet dominues gjatë festave të fundvitit. (Irma)