
Foto:Visual People
“Ajo që kam parë nuk është një seri gabimesh tragjike, por një model mosndëshkimi: dështimi për të gjetur civilë, dështimi për të hetuar vend, dështimi për të identifikuar shkakun dhe për të nxjerrë mësime, dështimi për të ndëshkuar dikë ose për të gjetur sjellje të papërshtatshme." Kjo është një analizë nga gazetarja investigative Azmat Khan për veprimet e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.
Raporti i gjatë i shkruar prej saj është botuar kohët e fundit në "New York Times", duke zbuluar situatën e brendshme të vrasjes së një numri të madh civilësh në luftë prej ushtrisë amerikane. Aty theksohet se ShBA-ja ka ndërtuar "një sistem të fshehjes së qëllimshme të numrit të vërtetë të viktimave nga sulmet ajrore dhe të legalizimit të përdorimit të sulmeve ajrore."
Ky raport i gjatë hetimor përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë titullohet "Të dhënat e fshehta të Pentagonit zbulojnë modele dështimi në sulmet ajrore vdekjeprurëse", ndërsa pjesa e dytë "Viktimat e goditjeve ajrore amerikane". Sipas statistikave, nga Iraku në Afganistan, nga Siria në Jemen, më shumë se 90 000 sulme ajrore nga ushtria amerikane kanë shkaktuar të paktën 48 000 civilë të vdekur në 20 vjetët e fundit.
Ushtria amerikane i drejtoi armët e saj kundër "bujqve që korrnin, fëmijëve që luanin në rrugë, familjeve që largoheshin nga luftimet dhe fshatarëve që fshiheshin nëpër ndërtesa"... Këto krime hodhën poshtë plotësisht gënjeshtrën se këto sulme ajrore të ShBA-së nuk do të shkaktonin një numër të madh viktimash, thuhet në një koment të CMG-së.
Në raportin "Kufizimet dhe të metat e demokracisë amerikane" të publikuar të enjten nga Shoqata për Studimin e të Drejtave të Njeriut e Kinës, theksohet: "Historia ka vërtetuar plotësisht se eksporti i demokracisë nga ShBA-ja në disa rajone nuk ka arritur të sjellë lulëzim, po ka shkaktuar fatkeqësi të reja humanitare” .







