
Kompania farmaceutike britaniko-suedeze “AstraZeneca” njoftoi se një dozë e tretë e vaksinës së saj anti-Covid rrit dukshëm nivelin e antitrupave ndaj variantit Omicron, bën të ditur një studim laboratorik.
"Doza e tretë përforcuese e vaksinës neutralizoi variantin Omicron në nivele të ngjashme si doza e dytë kundër variantit Delta", -njoftoi “AstraZeneca” në një deklaratë.
“AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit po bashkëpunojnë për një vaksinë të re kundër variantit Omicron të Covid-19.
Vaksina i përket klasës së adenoviruseve, pra një virus i dobësuar, që futet në ADN-në e individit dhe shkakton sëmundje të lehtë për të krijuar antitrupa, që të mbrojnë nga virusi real, raporton “The Guardian”.
Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore “Lancet”, mbrojtja nga vaksina aktuale e “AstraZeneca”-s fillon të dobësohet tre muaj pas dozës së dytë. (Irma)







