
Foto: Visual People
Sipas njoftimeve të 20 dhjetorit të uebsajtit "FOX News", me rritjen e çmimeve e të kriminalitetit dhe hyrjen në vitin e 3-të të epidemisë, 70 % e votuesve amerikanë mendojnë se 2021-shi është një tjetër vit i keq për ShBA-në, ndërsa 55 % thonë se ka qenë edhe një vit i keq për vetë ata.
Televizioni "FOX Business" zhvilloi sondazh me votuesit e regjistruar, sipas të cilit 70 % e votuesve amerikanë mendojnë se 2021-shi është një tjetër vit i keq për ShBA-në. Kjo shifër është më e mirë se ajo e vitit 2020 prej 78 %, por më e keqe se e vitit 2019 prej 38 %.
55 % e votuesve mendojnë se viti 2021 është një vit i keq edhe për vetë ata. Edhe kjo shifër është më e mirë se ajo e vitit 2020 prej 67%, por më e keqe se e dhjetorit të vitit 2019, domethënë para epidemisë së koronavirusit të ri, kur vetëm 26 % mendonin kështu. (Çang Çuo)







