
Foto:VCG
Agjencia e lajmeve "The Associated Press" njoftoi të martën se amerikanët janë të shqetësuar nga mundësia e shtimit të rasteve të të sëmurëve me variantin "Omicron" dhe se Los Anxhelosi anuloi ceremoninë e kremtimit të Vitit të Ri.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti "John Hopkins", numri mesatar ditor i rasteve të reja të COVID-19 në ShBA ka arritur në 138 500, më e lartë se mesatarja ditore prej 122 000 rastesh të reja dy javë më parë. Shkencëtarët besojnë se "Omicron" përhapet më lehtë, megjithëse simptomat nuk janë të qarta, dhe një numër i madh i infeksioneve mund të ndikojë në sistemin shëndetësor.(Çang Çuo)







