Turqia filloi një paketë masash që synojnë parandalimin e rënies drastike të vlerës së lirës. Pas prezantimit të masave lira reagoi me rritje kundrejt dollarit amerikan dhe euros prej rreth 25 për qind, pasi më parë kishte rënë në nivelet më të ulëta historike, bën të ditur “Anadolu Agency”.

Presidenti turk Erdogan tha se instrumenti i ri do t’u mundësojë investitorëve të mundshëm në valutat e huaja që të marrin rezultatin e njëjtë nëse i qëndrojnë besnik lirës turke.

Qeveria ka argumentuar se rritja e kursit të këmbimit injoroi bazat e forta ekonomike të Turqisë dhe fajin për çmimet e larta e adresoi te grumbulluesit dhe faktorët globalë.

Presidenti Erdogan tha se përfitimet e qasjes së re të Turqisë do të bëhen të qarta në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ekonomia turke shpesh herë ka befasuar me dinamikat e saj të ndryshme, ndërsa zhvillimet e fundit të jashtëzakonshme po ndodhin që nga e hëna. (Elona)