Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të anulojnë disa nga planet e tyre të pushimeve për të mbrojtur shëndetin për shkak të përhapjes së variantit Omikron të Covid 19.

“Një ngjarje a anuluar është më mirë se një jetë më pak”, -tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke ritheksuar se duhet të merren edhe vendime të vështira, citon “The Guardian”.

Thirrja e tij erdhi pas deklaratës së ekspertëve se varianti Omikron po dominon në SHBA dhe se po përhapet më shpejt se Delta.

Më tej ai shtoi se kjo pandemi ka shkaktuar shumë pasoja dhe se të gjithë duan që t’i kthehen normalitetit, por duhet ende shumë kujdes pasi rreziku mbetet prezent.

Kreu i OBSH-së tha po ashtu se tashmë ka prova se Omikron përhapet më shpejt se Delta dhe shkakton infeksione te njerëzit që tashmë janë vaksinuar ose shëruar nga Covid 19. (Elona)