
Foto: Visual People
Gazeta "The New York Times" botoi të shtunën e kaluar në uebsajtin e saj një artikull, ku thuhet se, sipas vlerësimeve të burimeve të brendshme të ushtrisë amerikane, raportet mbi vdekjen e plagosjen e mbi 1300 banorëve të thjeshtë nga sulmet ajrore të ShBA-së në Lindjen e Mesme mendohet që "kanë gabime informacioni", ndërsa numri i civilëve të vdekur nga sulmet ajrore të ShBA-së në Lindjen e Mesme është më i lartë sesa është pranuar.
Gazeta "The New York Times" njoftoi se, sipas raportit sekret të vlerësimit të palës ushtarake amerikane, këto sulme ajrore ishin të nxituara dhe të pasakta në shënjestrim, duke çuar në vdekjen e mijëra banorëve të thjeshtë, duke përfshirë shumë fëmijë. Sipas raportit, kjo është në dallim të madh me imazhin e paraqitur prej qeverisë amerikane për luftën e zhvilluar nga dronët dhe raketat e sakta.
Megjithëse ShBA-ja e ka pranuar vdekjen e banorëve të thjeshtë, ajo nuk ka paguar kompensim për viktimat. Sipas "The New York Times", ShBA-ja ka kompensuar vetëm pak më shumë se 10 veta.
Pentagoni pretendon se bombardimet e ShBA-së në Siri dhe Irak kanë shkaktuar gjithsej vdekjen e 1417 banorëve të thjeshtë. Që nga viti 2018, 188 civilë janë vrarë në Afganistan. "The New York Times" vëren se, megjithëse numri i vdekjeve është ende i paqartë, një gjë është e sigurt: numri i vërtetë i vdekjeve është shumë më i lartë se numri i pranuar nga Pentagoni. (Çang Çuo)







