
Shefi Ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike “Tesla Inc”, Elon Musk bëri të ditur përmes “Twitter”-it se do të paguajë më shumë se 11 miliardë dollarë taksa këtë vit, njofton “Reuters”.
Në fillim të kësaj jave, senatorja demokrate amerikane Elizabeth Warren shkroi në “Twitter” se Musk duhet të paguajë taksat dhe të ndalojë të ngarkojë të gjithë të tjerët, pasi revista “Time” e emëroi atë "Personi i vitit".
Musk u përgjigj duke thënë se ai do të paguajë më shumë taksa se çdo amerikan në histori këtë vit.
Musk është personi më i pasur në botë dhe kompania e tij “Tesla” vlen rreth 1 trilion dollarë. Gjatë javëve të fundit, Musk ka shitur rreth 14 miliardë dollarë aksione të Tesla-s. (Fatosi)







