
Shtetet e Bashkuara parashikojnë një rritje të rasteve për shkak të udhëtimeve për pushime. Këshilltari kryesor i SHBA-së për pandeminë, Anthony Fauci, u ka kërkuar amerikanëve që të vaksinohen. “Omicron po tërbohet në të gjithë botën”, -deklaroi këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë një interviste për “NBC”, Fauci tha se problemi i vërtetë për sistemin spitalor amerikan është se ka aq shumë njerëz në këtë vend që kanë të drejtë të vaksinohen, të cilët ende nuk e kanë bërë.
Ai paralajmëroi se shkencëtarët kanë ende nevojë për më shumë informacion mbi variantin e ri të Covid. Sipas tij, shumica e njerëzve që janë vaksinuar dhe kanë marrë një përforcues duhet të jenë mirë, veçanërisht nëse mbajnë maska në zona të mbushura me njerëz. Fauci u kërkoi qytetarëve të merrnin një vaksinë përforcuese për të rritur mbrojtjen nga virusi.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e sigurimit të vaksinave për pjesën tjetër të botës: “Një gjë që është shumë e qartë, aftësia e jashtëzakonshme e Omicron për t'u përhapur kudo në botë”. (Fatosi)







