Foto:VCG

Foto:VCG

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se solidariteti me emigrantët është më i rëndësishëm se kurrë në mesazhin e tij në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, shkruan “Xinhua”.

"Solidariteti me emigrantët nuk ka qenë kurrë më urgjent. Ne kemi nevojë për një bashkëpunim më efektiv ndërkombëtar dhe një qasje më të dhembshur ndaj emigracionit", -tha shefi i OKB-së.

Sipas tij, emigrantët vazhdojnë të përballen me stigmatizimin e gjerë, pabarazitë, ksenofobinë dhe racizmin. Gratë dhe vajzat emigrante përballen me rrezik të shtuar të dhunës me bazë gjinore dhe kanë më pak mundësi për të kërkuar mbështetje.

"Me kufijtë e mbyllur, shumë emigrantë janë të bllokuar pa të ardhura apo strehim, të paaftë për t'u kthyer në shtëpi, të ndarë nga familjet e tyre dhe me të ardhme të pasigurt", -vuri në dukje Guterres.

Sipas OKB-së, rreth 281 milionë njerëz ishin emigrantë ndërkombëtarë në vitin 2020, që përfaqësojnë 3.6 për qind të popullsisë globale. (Fatosi)