foto nga VCG

foto nga VCG

Vendet evropiane kanë vendosur që të përshpejtojnë fushatën e vaksinimit anti-Covid për fëmijët 5-11 vjeç, për të përmbajtur përhapjen e virusit dhe për të mbajtur shkollat hapur.

Pas miratimit nga EMA të vaksinës “Pfizer” për grupmoshat 5-11 vjeç me shkallë të lartë infeksioni dhe se vaksina do të jepet me një dozë më të ulët se për personat mbi 12-vjeç, shumë vende morën masa për grupmoshën në fjalë, transmeton “Anadolu Agency”.

Për shkak të shqetësimeve për variantin Omicron, i cili u përhap me shpejtësi në vendet si Hungaria, Greqia, Spanja, Gjermania dhe Austria, në shtypin vendas u pasqyrua se kishte një kërkesë të fortë nga prindërit.

Shumë vende të BE-së e kishin nisur vaksinimin para vendimit të EMA-s, shumë të tjera e kanë nisur së fundi dhe të tjera presin ta startojnë së shpejti. (Irma)