foto nga VCG

foto nga VCG

Ballkani dhe Mesdheu përballen me një valë të ndjeshme të ftohti, përshpejtuar edhe nga stuhia e dëborës “Carmel”.

Mediet greke shkruajnë se stuhia që vjen nga Rusia, me reshje të dendura shiu, dëborë dhe erëra të fuqishme, do të prekë prej së dielës disa zona të Greqisë, Qipros, por dhe të jugut të Shqipërisë. Rebeshe shiu pritet të ketë edhe në fillim të javës pasuese.

Stuhi ka shkaktuar shqetësim në Greqi e Qipro. Edhe vetë emri që i është vendosur asaj, “Carmel” në bashkëpunim me shërbimin izraelit të metereologjisë, ka një referim biblik.

Më problematike situata parashikohet të jetë në ishujt në veri dhe në lindje të Egjeut, në lindje të Peloponezit e veri të Kretës, ndërsa rrezik ka edhe për ishullin Evia. (Irma)